MENU
klinika

Bundesliga, Java 23

Bayern Munchen arrin Dortmundin në krye

23.02.2019 - 17:23

Fitorja e tretë radhazi në kampionat për kampionët në fuqi të Bayern Munchen në Bundesliga, e fundit 1-0 ndaj Hertha Berlin në “Allianz Arena” dhe bavarezët arrijnë Dortmundin në krye, me këtë të fundit me një ndeshje më pak.

Nuk ka qenë një ndeshje perfekte e Bayern, sidomos në pjesën e parë, që është mbyllur me rrjeta të paprekura. Ndoshta ka ndikuar edhe lodhja e bavarezëve në Liverpool, në sfidën e mesjavës.

Goli i fitores është shënuar nga Javi Martinez në minutën e 62-të. Një javë perfekte për spanjollin, që edhe në Champions ishte më i miri për të tijtë.

Në fund, miqtë kanë mbetur edhe me 10 lojtarë, duke mos pasur fuqi të shënon të paktën golin e barazimit. Dortmund do të luajë nesër në shtëpi me Leverkusen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN