MENU
klinika

Shan publikun

Bebe Rexha dështon në Los Anxhelos, ndërpret këngën

08.02.2019 - 22:06

Këngëtaret shqiptare me famë botërore kanë marrë suksese të shumta kohët e fundit, por sigurisht që në punën e tyre ka edhe dështimi.

Një i tillë i ka ndodhur së fundmi edhe Bebe Rexhës. Shqiptarja ka sprovuar publikun për të kënduar bashkë me të këngët, por gjithçka dështoi pasi të pranishmit nuk dinin tekstin e këngës së saj “Meant To Be”.

Kur turma nuk këndoj para saj në “Hammer Museum” në Los Angeles, Bebe doli nga vetja, duke lëshuar fjalë fyese si “fuck you” për publikun.

Sipas AP-së, kënga ishte e para për afër 50 javë, kurse këngëtarja 29 vjeçare, i tha grupit të saj që të ndalojë paraqitjen. “Kam punuar shumë që ta marrë këtë përgjigje, OK?”, ka thënë Bebe.