MENU
klinika

Rrëfimi

Braziliani Ronaldo: Si u bëra shok me Zidane

20.02.2019 - 12:04

Nëse mendoni se braziliani Ronaldo dhe Zinedine Zidane u bënë shok kur luajtën së bashku te Real Madrid, gaboheni.

“Është për të qeshur, por miqësia me Zidane nuk filloi te Real Madrid, por që kur unë isha tek Inter dhe ai tek Juventus. Ishte periudha kur u dëmtova për herë të parë.

Dhe pa folur ndonjëherë bashkë, Zidane preu biletën e avionit për në Paris për të më vizituar. Kështu u bëmë shokë”, – shprehet Ronaldo.

Miqësia e tyre ka filluar më herët, madje duke qenë në ekipe rivale për titull në kampionatin italian.

“Ne kemi bërë të njëjtën punë për United Nations dhe të dy u bëmë ambasadorë në luftën kundër varfërisë së fëmijëve. Për 13 vite ne kemi luajtur në ndeshjet e famshme të bamirësisë ‘Ronaldo me shokë kundër Zidane me shokë’.

Kam luajtur bashkë me të për pesë vite, jam stërvitur me të dhe ishte thjesht…magjike! Pasi ai është elegancë puro, klas…mbaj mend që pyesja veten:

Si  bën gjithë këto gjëra me topin? Ishte si muzikë, sikur ishte duke kërcyer”, – tregon ndër të tjera braziliani Ronaldo për miqësinë me Zidane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN