MENU
klinika

Analiza e BSH

Çfarë pasqyron forcimi i lekut vitet e fundit?

17.02.2019 - 13:47

Në një analizë që ka realizuar për kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se ecuria e kursit pasqyron përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë dhe rritjen e interesit për të investuar në instrumente kursimi në lekë.

Përmirësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë:

-Ilustrohet nga ngushtimi i deficiteve të shkëmbimeve tregtare me jastë
-Ilustrohet nga hyrja e lartë e valutës në vend, në formën e investimeve të huaja direkte ose në formën e remitancave.

Normat e ulëta të interesit:

-Kanë rritur interesin për të kursyer në lekë
-Sipas të dhënave të BSH-së, gjatë 6-mujorit të parë të vitit të kaluar, forcimi i lekut ishte më i fortë se ritmi i përmirësimit të faktorëve të mësipërm.

Forcimi i kursit:

-Pasqyroi zhvillime specifike të tregut të brendshëm valutor.
-Këto zhvillime lidhen lidhen me:
1. Konvertimin e kapitalit në disa banka të sistemit
2. Disbursimin dhe konvertimin e një kredie të madhe të BERZH
3. Krijimin e pritjeve për forcimin e lekut.

Çfarë rrezikon forcimi i lekut me ritme të shpejta?

-Rrezikon arritjen e objektivit të inflacionit në afatin e mesëm
-Kjo është arsyeja pse BSH vendosi për një ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun valutor

Çfarë u arrit me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë?

-U stabilizua ecuria e kursit të këmbimit dhe pati premisa për funksionim normal të tregut valutor.