Bazuar në ecurinë e treguesve të përzgjedhur gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2018, vihet re se sistemi financiar në vend është treguar joelastik ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për deeuorizimin në fillim të vitit të kaluar.
Sipas një analize të kryer nga Banka e Shqipërisë, bilanci i deeuroizimit është disi zhgënjyes.
Ecuria e treguesve për 6-mujorin e dytë të 2018:
-Lëvizjet sugjerojnë një ulje të përdorimit të valutës në sistemin financiar
-Madhësia e lëvizjes së vlerave të treguesve, ku në shumicën e rasteve është shumë e vogël
Sistemi financiar shqiptar paraqet nivele të larta të eurizimit.
Kjo reflekton:
-Përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare
Sa ishin depozitat në valutë në fund të 6-mujorit të dytë të 2018?
-Këtë vit shënuan 53.6% të totalit të depozitave të klientëve
-Në fund të qershorit 2018 ishte rreth 52.3%
-Bazuar në këto shifra vihet re në rritje me 0.4 pikë përqindjeje
Shpërndarja e depozitave në valutë:
-Gjysma e bankave e kanë këtë tregues mbi 50%
-Kjo vlerë i bën ato subjekt të normës së lartë të rezervës së detyrueshme (20%)
-Rezulton se 7 nga 14 banka të sistemit janë mbi nivelin 50%, me nivelin maksimal 61.5%.
Kreditë financiare:
-Në stokun e këtyre kredive mbizotërojnë kreditë në valutë
-Këto kredi kanë shënuar nivelin 56.6%
-Kreditë më të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit janë ato ku të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e kredisë.
Ndërkohë në fund të të gjithë analizës dilet në përfundimin se de-euroizimi ka zhgënjyer, pasu kreditë në valutë dhe depozitat nuk kanë pësuar rënie.
Këto kredi përbëjnë 43.2% të kredive në total, krahasuar me 42.8% që ishin në fund të qershorit dhe 43.5% një vit më parë.