“Plotësoni kërkesat tona, ose hyjmë në grevë”, ky është ultimatumi i fundit që dogana i ka vënë qeverisë së Kosovës.
Qeveria ka kohë deri në mesditë që të kthejë statusin e zyrtarit publik të uniformuar dhe të garantojë për zyrtarët doganrë paprekshmërinë e pagave të tyre nga Ligji për Pagat.
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka paralajmëruae greva nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
“E gjithë kjo është bërë për të mbrojtur pagat dhe statusin e mëhershëm të zyrtarëve të doganës, të cilin e kemi pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka amandamentuar Projektligjin për pagat e sektorit publik”, u shprehën zyrtarët e kësaj Sindikate.
Kryetari i kësaj Sindikate, Ali Vitija, tha se kërkojnë rangim të njëjtë me zyrtarët tjerë të sigurisë, sikurse janë Policia dhe AKI-ja.
Sipas tij, ndryshimi nga statusi i zyrtarit publik të informuar në shërbyes civil për zyrtarët e Doganës, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me misionin e Doganës.