Pas tri barazimeve radhazi, Borussia Dortmund u është rikthyer fitoreve në Bundesliga, duke mposhtur 3-2 në shtëpi Bayer Leverkusen dhe shkon +3 pikë nga Bayern Munchen.
Këtë e ka bërë duke vendosur një rekord negativ, të besuarit e Favre kanë pasur vetëm 33% të mbajtjes së topit kundrejt 67% të miqve.
Diçka që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në një fitore brenda fushës për Dortmund. Ishte Zagadou ai që kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 30’, por shtatë minuta më pas Kevin Volland ka barazuar për vizitorët.
Megjithatë, magjia e Jadon Sancho vetëm një aksion më pas i ka dhënë përsëri avantazhin vendasve.
Pas pushimit ishte Mario Gotze ai që shënoi golin e tretë, por ndeshja nuk kishte mbaruar pasi Tah rihap gjithçka çerek ore përpara fundit. Megjithatë, Dortmund ruan avantazhin.