MENU
klinika

Transferimet

Dy lojtarë të Flamurtarit shkojnë në Kinë

19.02.2019 - 16:10

Pas Hamdi Salihit, një tjetër ish-futbollist i Kombëtares shqiptare do të luajë në kampionatin kinez. Fjala është për Albi Allën, që verën e kaluar shkoi në Vlorë dhe luajti për Flamurtarin.

Tashmë mund të quhet gjithçka e kryer. Albi Alla dhe Agustin Torasa janë larguar nga Flamurtari, për të vazhduar karrierën e tyre në kategorinë e dytë kineze, me klubin e Janbian Funde.

Palët janë ndarë pa mosmarrëveshje. Kushti i administratorit Sinan Idrizi për të dy lojtarët, ishte që të pranonin të falnin të gjitha rrogat e pashlyera deri më tani, dhe ai do i linte të lirë.

Të dy lojtarët kanë pranuar të mos paguhen, për muajt që nuk kanë marë rrogat, dhe tashmë pritet të zyrtarizohen në Kinë. Ndërkohë, mësohen edhe detajet nga kontrata e të dy lojtarëve në kontinentin aziatik.

Shuma të mëdha financiare për mbrojtësin dhe fantazistin argjentinas. Alla do të përfitojë rreth 100 mijë dollarë në vit, ndërsa shumë për Torasën përllogaritet në rreth 130 mijë dollarë në vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN