Çështja e shumëpërfolur e atletes afrikane-jugore Caster Semenya ka kaluar tashmë në CAS (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv). Ajo është shpallur kampione olimpike në 800 metër, por mendojnë se është mashkull.
Debati ka shkuar deri në atë pikë, ku një pjesë thonë se nuk mund të garojë te femrat, por te meshkujt. Kuptohet, në 800 metra ajo nuk njeh rivale.
Sot atletja është paraqitur në Laussanne të Zvicrës, për të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit, që do të zgjasë jo pak, por pesë ditë.
Ndërkohë, Semenya është urdhëruar të kurohet për uljen e testosteronit në trup. Afrika e Jugut e ka konsideruar një urdhër të tillë dhunim i shëmtuar i të drejtave të njeriut.
Tashmë pritet vendimi i CAS për të parë nëse Semenya do të vijojë të garojë te femrat dhe do të mbajë medaljen e artë, apo Gjykata do ta detyrojë të garojë të meshkujt.