MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 20

Flamurtarit i mohohet supergol, fiton Kukësi

02.02.2019 - 18:52

Sërish polemika në Kategorinë Superiore sa i përket gjykimit dhe përsëri në një ndeshje ku luan Kukësi. Flamurtarit i është mohuar një supergol, për pasojë, Kukësi ka fituar 2-1 në Vlorë.

Ishin miqtë verilindorë ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 10-të me anë të Ethemit. Por Pollozhani në minutën e 33-të ka vendosur ekuilibrat, duke lënë ndeshjen të hapur.

Por dy minuta më vonë, Kukësi rikthehet në avantazh, kur Rroca (goli i parë me fanellën e Kukësit) gjen të papërgatitur mbrojtjen vlonjate.

Në fillimin e pjesës së dytë, Flamurtari shënon një supergol me anë të Pollozhanit, por për habinë e të gjithëve, arbitri kryesor i ka mohuar golin me roveshatë mesfushorit të ekipit vlonjat.

Më pas ndeshja ka pasur vetëm një skenar, me Flamurtarin që ka sulmuar gjithë kohës dhe Kukësin që është munduar të vrasë takimin me kundërsulm. Nuk ka më gola, Kukësi fiton 2-1 dhe i afrohet me 2 pikë Partizanit kryesues, që luan nesër në Kamëz.

FLAMURTARI – KUKËSI     1-2

Pollozani 33′ / Et’hemi 10′, Rroca 35′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Useini, Mustafa, Batha, Beqaj (Rrapaj 69′), Musta, Ribaj. Trajner: Ilir Daja.

Kukësi: Frashëri, Teqja, Shameti, Krasniqi, Rrumbullaku, Dzaria, Limaj, Rroca (Cuculi 71′), Et’hemi (Çyrbja 78′), Kordeiro, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu.

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Agaraj, Rejdi Zajimi, Orlando Kuka

Kartonë të verdhë: Batha 24′, Useini 26′, Ribaj 49′ / Teqja 28′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 20

Tirana ndalet pas tri fitoreve radhazi

Kategoria Superiore, Java 20

Kastrioti mposht Skënderbeun dhe shpreson