MENU
klinika

Shkaku

Gareth Bale rrezikon tri ndeshje pezullim

14.02.2019 - 14:45

Nuk është shquar për lojtar problematik, por një gjest mund t’i ksuhtojë shumë sulmuesit të Real Madrid pas fitores në derbi me Atletico Madrid.

La Liga e ka raportuar Gareth Bale në Komitetit e Garave të Futbollit Spanjoll, pasi sulmuesi i Real Madridit bëri një gjest në drejtim të tifozëve të Atletico Madrid në derbin e fundjavës së kaluar në “Wanda Metropolitano”.

Dënimi që uellsiani mund ta marrë është pezullim me tri ndeshje. Gareth Bale rrezikon t’i mungojë Real Madridit në tri ndeshjet e ardhshme në ligë, për shkak të mënyrës se si e festoi golin e fitores.

Gjatë derbit të zjarrtë në kryeqytetin spanjoll, Bale i siguroi fitoren Realit, duke realizuar golin e tretë për 3-1. Mbase si kundërpërgjigje ndaj provokimeve që iu bën nga tribunat, uellsiani me një gjest me duar, i cili u cilësua nga La Liga si nxitje e tifozëve kundërshtar.

La Liga thekson në raportin e saj se sjellja e tij nga lojtari i Realit është e ndaluar dhe sanksionohet nga sistemi legal federal dhe se duhet të jetë subjekt i ndëshkimit nga ky sistem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN