MENU
klinika

Ylli i Real Madrid

Gareth Bale vendos për sfidën Shqipëri-Uells

19.11.2018 - 12:46

Një nga dilemat më të mëdha këto ditë jo vetëm pët tifozët shqiptarë, por edhe ata uellsianë ishte a do të jetë ylli I Real Madrid, Gareth Bale, në miqësoren Shqipëri-Uells, që luhet nesër, në orën 20:00, në “Elbasan Arena”.

Kjo dilemë ka marrë fund nga vetë sulmuesi madrilène, pasi Gareth Bale do të jetë në “Elbasan Arena”. Ai ka konfirmuar që të martën do të jetë në Shqipëri për takimin e skuadrës së tij kombëtare ndaj kuqezinjve.

“Shkojmë sërish të martën. Bashkë më të fortë”, – shkruan Gareth Bejl në rrjetin social “Twitter”. Ky shkrim, ka bërë që në Spanjë të ketë shumë pakënaqësi për vendimin e ti, duke qenë se drejtuesit e Realit nuk ishin dakord.

Cardiff-Elbasan-Madrid është rruga që Bale duhet të ndjekë dhe kjo distancë arrin deri në 4 mijë kilometra, gjë e cila në Spanjë po konsiderohet si çmenduri. Duke ditur momentin jo të mirë që Real Madridi po kalon në kampionat, drejtuesit i tremben një dëmtimi të mundshëm të yllit të tyre. Pritet të jenë edhe 2 mijë tifozë të tjerë uellsian në Elbasan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN