MENU
klinika

Kombëtarja

Grekët: Panucci na mori edhe një talent

27.02.2019 - 11:51

Christian Panucci, trajneri i Kombëtares, deklaron se nuk do të ketë më vend për eksperimente me fillimin e eliminatoreve të Europianit 2020.

Por që në mars, ai pritet të ketë emra të rinj në listë.Pas Tomas Guidarës, i cili pret që shumë shpejt të pajiset me pasaportën shqiptare, përfaqësueses kuqezi për ndeshjet me Turqinë e Andorrën pritet t’i bashkohet edhe talenti Fiorin Durmishaj.

Sulmuesi ka shkëlqyer në sezonet e fundit në kampionatin grek të futbollit me fanellën e Panionios dhe nuk është rastësi që ai është ndjekur me interes edhe nga Federata Greke kohët e fundit.

Por lojtari, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses Shpresa, duket se ka vendosur që të vazhdoj të përfaqësojë Shqipërinë, edhe pse pak kohë më parë mori pasaportën greke dhe luajti për përfaqësuesen e ushtrisë së këtij vendi.

durmishaj fiorin
durmishaj fiorin

Këtë e konfirmojnë edhe mediat greke, të cilat kanë saktësuar se lojtari i është përgjigjur pozitivisht ftesës së trajnerit.

“Kombëtarja shqiptare po përgatitet të ‘vjedhë’ një tjetër lojtar, pas propozimit të bërë nga Kristian Panucci”, – shkruan “Sportime”, e cila ka titulluar artikullin e saj kushtuar sulmuesit “Pas Mihajt, shkon edhe Durmishaj”.

Ajo i referohet faktit se ka pasur një “luftë” në distancë mes Shqipërisë dhe Greqisë edhe sa i përket Enea Mihajt, i cili zgjodhi në fund të veshë fanellën kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN