22.02.2019 - 16:11
Pasi dje janë përcaktuar 16 skuadrat të cilat do të vazhdojnë aventurën e tyre Europa League, sot, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-ve finale.
Ndryshe nga faza e kaluar, këtë radhë nuk ka pasur ndarje të veçanta dhe përjashtime për sa i përket shortit. Shorti mund të konsiderohet me fat për skuadrat e mëdha.
Në këtë mënyrë, Inter, Arsenal, Napol, Chelsea, Sevilla apo Valencia kanë evituar përballjet ndërmjet tyre dhe në çerekfinale pritet të ketë spektakël.
Ndeshjet e para do të luhen në datën 7 mars, ndërkohë që vetëm një javë më vonë do të luhen ndeshjet e kthimit ku edhe do të njihen skuadrat çerekfinaliste.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Europa League
Nuk ka mrekulli, Sevilla eliminon Lazion
Europa League
Inter e Chelsea fitojnë sërish, kalojnë “big”-ët
Europa League