MENU
klinika

Premier League, Java 25

Higuain-Hazard nga 2 gola, Chelsea me “5 yje”

02.02.2019 - 17:52

Chelsea është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve në Premier League, duke konsoliduar vendin e katërt. Blutë e Londrës fituan 5-0 ndaj Huddersfield, ku Higuain shënoi 2 gola, po ashtu edhe Hazard.

Higuain shënoi golin e parë në “Stamford Bridge” dhe të parin në Premier League, në minutën e 16-të, duke hapur kështu një kapitull të ri. Në sekondat shtesë të pjesë së parë, Hazard dyfishon me penallti.

Hazard thuajse mbyll ndeshjen në minutën 66-të, kur shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Chelsea. 12 gola për Hazard në kampionat, 4 më pak se Salah, që kryeson listën e golashënuesve.

Gjithsesi, Higuain nuk ndalet me një gol, edhe ai shënon të dytin, kur po regjistrohej minuta e 69-të. Në fund, ka vend edhe për David Luiz që shënon golin e pestë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN