MENU
klinika

Ceremonia mortore

I jepet lamtumira e fundit Emiliano Sala

17.02.2019 - 12:09

Pas gati një muaji trishtim, vuajtje dhe lot, është përcjellë për në banesën e fundit futbollisti Emiliano Sala, që humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror.

Argjentinasi po udhëtonte nga Franca për t’u bashkuar me ekipin e ri, Cardiff-in. Pothuajse një muaj ka kaluar nga data 21 janar kur u lajmërua zhdukja e tij, por tashmë gjithçka është mbyllur, Sala nuk është më.

Ceremonia u mbajt në një provincë të Argjentinës, Sante Fe, ku të pranishëm ishin 3000 persona, ndër ta prezentë ishin edhe trajneri i Cardiff-it, Neil Warnock dhe shefi i klubit Ken Choo.

Të gjitha shpenzimet janë paguar nga pronari i klubit uellsian, që mundësoi transportin nga Anglia për në Argjentinë të trupit të të ndjerit dhe familjarëve të tij. Prehu në paqe Sala!