MENU
klinika

Europa League

Inter e Chelsea fitojnë sërish, kalojnë “big”-ët

21.02.2019 - 22:51

Janë përcaktuar 16 ekipet për në fazën tjetër të Europa League. Nuk ka pasur surpriza, Inter dhe Chelsea kanë fituar përsëri, madje duke bërë edhe eksperimente në formacionet e tyre.

Inter ka fituar 4-0 ndaj austriakëve të Rapid Wien. Zikaltrit kishin fituar edhe në transfertë 1-0 dhe kështu marshojnë në turin tjetër. Vecino, Ranochia, Perisic dhe Politano ishin autorët e golave.

E njëjta gjë edhe për Chelsea. Blutë e Londrës fituan 2-1 në Malmoe, ndërsa në kthim 3-0. Giroud, Barkley dhe Hudson-Odoi shënuan për ekipin e Sarrit, që merr pak frymëmarrje në prag të finales së Carabao Cup ndaj Cityt.

Nëse mund të flitet për surpriza në këtë fazë, është eliminimi i Bayer Leverkusen dhe Betis. Gjermanët kishin barazuar 0-0 me Krasnodar, ndërsa në kthim sërish barazim, por 1-1.

Ndërsa spanjollët e Betis kishin barazuar 3-3 me Rennes në Francë, ndërsa në shtëpi janë mposhtur 1-3, duke u dorëzuar përpara portierit mik, që ka bërë mrekullinë me pritjet e tij.

Kalon më tej edhe Benfica me Dinamon e Kievit, ndërsa ekipi i fundit që kualifikohet ishte Slavia Praga, që ka fitur 4-1 ndaj belgëve të Genk në transfertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN