MENU
klinika

“Çmenduria”

Juve bën gati ofertën faraonike për Salah

12.02.2019 - 13:49

Pasi mori Cristiano Ronaldon verën e kaluar, ambiciet e Juventus janë rritur shumë. Presidenti Agnelli e tha hapur: Do të marrim edhe një Ronaldo tjetër, në moshë më të re.

Po kush mund të jetë ky? Në Arabinë Saudite, një nga mediat vendase ka raportuar lajmin e bujshëm se Mohamed Salah është kthyer në objektivin e radhës të merkatos së Juventus.

Sipas “skynewsarabia”, bardhezinjtë nuk pyesin më për shpenzime dhe për të bërë të mundur transferimin e egjiptianit në Serie A, janë gati të paguajnë deri në 200 milionë euro.

Një shifër shumë e lartë, por që mund të sigurohet nga shtija e disa prej elementëve më të kërkuar në treg mes atyre që kanë në kontingjent bardhezinjte, lojtarë që duhen sakrifikuar për t’i bërë vend në fushë yllit të Liverpool.

Ai që nuk preket mbetet Cristiano Ronaldo dhe të njëjtat burime theksojnë se portugezi ka dhënë pëlqimin e tij që Salah të veshë fanellën e Juventus, me shpresën që të triumfohet në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN