Juventus ka kryer formalitetin në javën e 23-të të Serie A, duke fituar 3-0 në transfertë ndaj Sassuolo-s, duke u shkëputur me 11 pikë me Napolin, ndërsa Ronaldo ngjitet në kuotën e 18 golave, duke marrë kreun.
Skuadra e Allegri-t ka vuajtur gjatë pjesës së parë dhe duhej ndërhyrja e portierit Szczesny për të shmangur golin e avantazhit për vendasit.
Megjithatë, ka gjetur golin e avantazhit me Sami Khedira në mesin e pjesës së parë. Pas golit, Juve e kishte më të lehtë të kontrollonte ndeshjen dhe shënoi edhe dy gola të tjerë me Cristiano Ronaldo dhe Emre Can.
Me golin e shënuar ndaj Sassuolo-s, Cristiano Ronaldo tashmë ka shënuar 20 gola në të gjithë kompeticionet. Diçka që e ka bërë në 13 sezonet e fundit (1 Juventus, Real Madrid, 3 Man United).
Me këtë fitore, bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 63 pikëve dhe vazhdojnë të marshojnë përpara pa asnjë humbje këtë sezon.