MENU
klinika

Serie A, Java 23

Juve s’fal, Ronaldo merr kreun e shënuesve

10.02.2019 - 20:04

Juventus ka kryer formalitetin në javën e 23-të të Serie A, duke fituar 3-0 në transfertë ndaj Sassuolo-s, duke u shkëputur me 11 pikë me Napolin, ndërsa Ronaldo ngjitet në kuotën e 18 golave, duke marrë kreun.

Skuadra e Allegri-t ka vuajtur gjatë pjesës së parë dhe duhej ndërhyrja e portierit Szczesny për të shmangur golin e avantazhit për vendasit.

Megjithatë, ka gjetur golin e avantazhit me Sami Khedira në mesin e pjesës së parë.  Pas golit, Juve e kishte më të lehtë të kontrollonte ndeshjen dhe shënoi edhe dy gola të tjerë me Cristiano Ronaldo dhe Emre Can.

Me golin e shënuar ndaj Sassuolo-s, Cristiano Ronaldo tashmë ka shënuar 20 gola në të gjithë kompeticionet. Diçka që e ka bërë në 13 sezonet e fundit (1 Juventus,  Real Madrid, 3 Man United).

Me këtë fitore, bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 63 pikëve dhe vazhdojnë të marshojnë përpara pa asnjë humbje këtë sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN