Anglia dhe futbolli botëror kanë marrë një lajm të hidhur sot. Gordon Banks është shuar në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të madhe si portier në futboll.
Ai mbahet mend për performancën e tij në Kupën e Botës në vitin 1966, hera e fundit kur Anglia fitoi një Botëror. Vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale, teksa të gjithë klubet dhe mediet në gadishull kanë shprehur ngushëllimet për familjen dhe botën e futbollit.
Banks ka luajtur në 73 ndeshje me kombëtaren e “Tre Luanëve”, ndërsa është shpallur “Portieri i Vitit” për 6 vite nga FIFA.
A REMINDER:
R.I.P. Gordon Banks
‘Pele… what a save Gordon Banks’ ??pic.twitter.com/AX1scaqW6G
— Football Remind (@FootballRemind) February 12, 2019
Në karrierën e tij në klube ai ka veshur fanellën e Stoke City dhe Leicester, përpara se të tërhiqej nga futbolli i luajtur në vitin 1973.