MENU
klinika

Gianni Infantino

Kreu i FIFA-s nuk ka rival në zgjedhje

06.02.2019 - 15:03

Gianni Infantino (48 vjeç) do të vazhdojë të jetë presidenti i FIFA-s edhe për katër vitet e ardhshme. Në fakt, nuk janë bërë zgjedhjet e reja për këtë post, por për zvicerano-italianin nuk do të ketë asnjë rival.

Përfundoi sot afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për kreun e qeverisë botërore të futbollit, teksa përveç asaj të Infantinos nuk u kualifikua asnjë tjetër.

Për pasojë, mbetet të bëhen zgjedhjet formalisht, sepse presidenti aktual do ta drejtojë FIFA-n deri në vitin 2023.

Rinovimi i mandatit të ri të Infantinos duhet të ratifikohet më 5 qershor, gjatë Kongresi të 69-të të FIFA-s, që do të mbahet në Paris. Ish-futbollisti zviceran, me “rrënjë” spanjolle, Ramón Vega, nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme për të formalizuar kandidaturën e tij.

infantino maradona
infantino maradona

Infantino u bë president i FIFA-s në shkurt 2016, kur u mbajt një kongres i jashtëzakonshëm për të pasuar Jozef Blatter, pas skandalit të korrupsionit që preku këtë institucion dhe çoi në dorëheqjen e paraardhësit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”