03.02.2019 - 12:56
“Për ekipet e pakënaqur me merkaton dimërore, keni dy lojtarë të lirë”. Është ky statusi që ka bërë Lorik Cana në story-n e vet, teksa shihet duke bërë pasa me Elvis Naçin.
Kuptohet, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka bërë pak humor, duke ndarë me mikun e tij në Drenicë një moment që e lidh me futbollin, kësaj loje kaq popullore.
Lorik Cana është larguar nga futbolli i luajtur, duke iu përkushtuar tashmë fondacionit me emrin e tij, e njëkohësisht në planet e tij është dhe marrja e drejtimit të një ekipi.
Cana dhe Naçi kanë ndikim të madh te të rinjtë dhe një mesazh me top është gjithnjë i vlefshëm, për të shtyrë rininë të merret me futboll.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Prezantimi i filmit “Lorik”
“Lorik Cana 5”, legjenda kuqezi rrëfen objektivat
Rrëfimi i ish-kapitenit
Cana: Do blej një klub, por s’bëhem trajner
Rrëfimi i Lorik Canës