MENU
klinika

Faktorët

Me sa miliardë lekë më pak u mbyll kredia për 2018? Shifrat

05.02.2019 - 13:50

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit për portofolin e kredisë për ekonominë.

Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, ky portofol u zvogëlua duke rënë me 2 miliardë lekë të reja.

Në fund të vitit kredia kishte vlerën 532.6 miliardë lekë.

Në krahasim me vitin 2017, këtë vit portfoli ekonomisë është zvogëluar me 18 miliardë lekë, ose 3.2%.

Faktorët ndikues në rënie:

1-Efekti statistikor i mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit
2-Fshirja e kredive të humbura sipas kërkesave rregullatore të BSH

Kreditimi i biznesit:

-Në këtë segment, gjatë dhjetorit kredia ka rënë me 2.5 miliardë lekë.
-Vitin e kaluar rënia në këtë segment ishte 12 miliardë lekë.

Totali i kredisë për ekonominë sot është në vlera të përafërta me fundin e vitit 2011. Gjatë shtatë viteve të fundit, kredia ka regjistruar vetëm rënie ose stanjacion. Në terma realë, kredia sot vlerësohet në rreth 32% të PBB-së, nga rreth 42% që zinte në vitin 2011. Megjithë uljen e raportit të kredive me probleme dhe një gjallërim të aktivitetit ekonomik, sërish kreditimi i biznesit është i dobët.

Vrojtimet e kryera nga banka qendrore tregojnë se bankat vazhdojnë të jenë konservatore në kredidhënie, sidomos kur bëhet fjalë për shuma të mëdha. Oferta më e shtrënguar për kredi lidhet edhe me ndryshimet strukturore brenda sistemit bankar. Disa banka të rëndësishme kanë qenë në procesin e shitjes së aksioneve dhe natyrisht që nuk kanë qenë të fokusuara te rritja.