MENU
klinika

Trashëgimia kulturore

Mesazh UNESCO-s, lahuta jo vetëm e serbëve

05.02.2019 - 12:15

Në lidhje me lahutën ose instrumentin ‘’gusla’’ të quajtur nga sllavishtja, shteti serb tashmë ka 2 muaj që e ka si pjesë kulturore të saj të regjistruar në UNESCO.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara e ka pranuar se “të kënduarit me GUSLE”, në këtë rast, lahuta, i takon trashëgimisë kulturore të Serbisë dhe kjo pati një debat të gjatë.

Por nga ana tjetër Institucionet e kulturës në Shqipëri dhe Kosovë vazhdojnë të insistuojnë se lahuta është instrument muzikor shqiptar, u takon edhe popujve të tjerë ballkanas siç janë shqiptarët.

Ministri i Kulturës së Kosovës , Kujtim Gashi ka krijuar një dosje me dokumente për të dokumentuar  lashtësinë e instrumenttit të lahutës në trojet shqiptare.

Komisioni parlamentar për Kulturë i Kuvendit të Kosovës, e ka dërguar një letër në adresë të UNESCO-s, për vendimi ne saj dhe për plotësimin e këtij instrumenti edhe si pjesë kulturore nga shqiptarët. Letra e komisionit të cilit i prin deputeti Ismajl Kurteshi, fillimisht është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Paris, që kjo ta dërgojë atë në adresë të UNESCO-s, ajo ndër të tjera shpreh se:

“Lahuta nuk shpreh identitetin kulturore të një populli të vetëm, në këtë rast atij serb. Lahuta është instrument i vjetër muzikor Kardofon. Ky instrument muzikor ka pasur përhapje në Evropë e jashtë saj. Edhe sot, disa popuj e përdorin lahutën, me disa dallime nga njëri-tjetri. Nga këto argumente të seleksionuara të cilat i posedojnë institucionet në Shqipëri dhe Kosovë, kemi për qëllim të dëshmojnë se lahuta nuk i takon vetëm një populli, por shumë popujve, e në mesin e tyre, edhe shqiptarëve. Shpresojmë se si të tillë do ta trajtoni edhe ju këtë instrument.”

Ismail Kurteshi vë theksin e interesimit dhe bashkëpunimit të shteteve shqiptare, “Qëllimi i Komisionit është që së paku të themi që ky instrument muzikor nuk u takon vetëm serbëve, por edhe popujve të tjerë, përfshirë edhe shqiptarët dhe për këtë, japim argumente. Shpresoj që shtetet tona do të fillojnë të punojnë sa i përket kësaj çështjeje.”

Shumë reagime të studiuesve si nga Shqipëria dhe nga Kosova janë shprehur për këtë çështje, si pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare që nga antikiteti e këtej. Reagime ka pasur edhe nga ministritë përkatëse të shteteve si ajo e ish-ministres Kumbaro . Një qëndrim të avancuar konkrete duhet të ketë edhe Shqipëria në vazhdim.

Përpos faktit dhe reagimit që ky instrument ndodhet si traditë në shumë vende të Europës Juglindore duhet dhe nismat isntitucionale bashkëvepruese të dy shteteve shqiptare, nisma që duhet të marrin drejtim.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN