MENU
klinika

La Liga, Java 25

Messi fenomenal me 3 gola, përmbys Barça

23.02.2019 - 18:11

Prandaj ai vlerësohet më i miri në botë. E ka treguar edhe sot. Lionel Messi ka shënuar 3 gola ndaj Sevilla-s në transfertë, duke i dhënë fitoren 4-2 ekipit të Barcelonës.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me Navas, por magjia e Messi-t barazoi rezultatin në pjesën e parë. Gjithsesi Mecado kalon sërish vendasit në avantazh dhe Messi ka barazuar rezultatin në minutën e 67’.

Pesë minuta përpara se të përfundonte koha e rregullt, ai ka kompletuar tripletën e tij duke u dhënë një fitore të rëndësishme katalanasve. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje ndaj Sevilla-s, viktima e tij e preferuar.

Në fund të takimit ishte Luis Saurez që vulosi fitoren me golin e tij. Me këtë triumf, Barça shkon në kuotën e 57 pikëve, 10 më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN