MENU
klinika

La Liga, Java 24

Messi shënon e humb penallti, fiton Barça

16.02.2019 - 22:42

Një ndeshje e veçantë për Lionel Messin, teksa ka shënuar dhe ka humbur penallti Brenda 90 minuta. Po pikërisht goli i shënuar i ka dhënë 3 pikë Barcelonës në “Camp Nou” ndaj Valladolid.

Pritej që skuadra e Ernesto Valverde-s të fitonte me goleadë, por miqtë ua kanë bërë shumë të vështirë punën. Duhej penalltia e fituar nga Gerard Pique dhe shndërruar në gol nga Leo Messi në minutën e 43’ për të marrë tri pikët.

Me këtë gol, Messi tashmë ka shënuar 30+ gola në të gjithë kompeticionet për të 11-in vit radhazi në karrierën e tij. Një jashtëtokësor.

Gjithsesi, ai mund të kishte shënuar një dopietë nga pika e bardhë, por humbi një penallti në fund të takimit.

Ndërkohë Pique ka luajtur ndeshjen e 300-të në La Liga, mbrojtësi i tretë në historinë e La Liga-s që arrin këtë shifër. Dy të tjerët janë Carles Puyol dhe Migueli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN