MENU
klinika

Rrëfimi tronditës

Nëna e Ronaldos po lufton me jetën

08.02.2019 - 15:21

Ditën e djeshme doli në mbrojtje të djalit, ndaj akuzës që i bëhet për përdhunim, ndërsa sot nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka bërë deklaratë tronditëse për televizionin portugez.

Ajo ka zbuluar momentin delikat që po kalon me shëndetin e saj. Më konkretisht, ajo është diagnostikuar me kancer në gjirin tjetër, pasi kjo sëmundje i kishte prekur edhe tjetrin para rreth 12 vitesh.

“Kam kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe në gjirin tjetër në Madrid, kam bërë radioterapi dhe tani po luftoj për jetën”, – tha ajo.

Pas këtij rrëfimi, nëna e yllit portugez nuk dëshiroi të jepte më shumë detaje, duke shtuar se “askush nuk di asgjë për operacionin e dytë”. Dolores, shumë aktive përmes rrjeteve sociale, është e qetë dhe optimiste karshi ndjekësve të saj.

Kohët e fundit, ajo udhëtoi për në Torino dhe festoi përvjetorin e djalit, tashmë pjesë e Juventusit, së bashku me dy vajzat, Katia dhe Elma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN