Dy nisma shumë të rëndësishme institucionale kanë marrë rrugë nga Muzeu Historik Kombëtar dhe minsitria e Kulturës.
Në radhë të parë Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi në shoqatën ‘’Miqtë e Muzgut, kreu një takim me kreun e FIDAM (Federazione Italiana degli Amici dei Musei), dhe Zv. Presidentin e Konfederatës Europiane “Miqtë e Muzeut”, z.Italo Scaietta.
Muzeu Historik Kombëtar do të ketë në dispozicion ndihmën dhe përvojën italiane për anëtarësimin e saj në Konfederatën Europiane të Miqve të Muzeut.
Italia është një vend që inkurajon në këtë drjetim zhvillimin sa më dinjitoz të historisë dhe kulturës shqiptare, bashkëpunimet në këtë formë janë shumë të frytshme.
Kjo sjell edhe konceptologji të re për organizimin e vlerave kulturore në trashëgiminë tonë që e kemi si pasuri jo e pakët.
Në zhvillimin e këtyre vlerave një vend shumë i çmuar për këtë është Voskopoja. Ministrja e Kulturës Elva Margariti për trashëgiminë kulturore ka marrë një tur dëgjesash të komunitetit aty.
Pikërisht në nismën e ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, po merren hapa shumë pranë zgjidhjes së legalizimeve dhe shpejt marrim një vendim për unifikim të ndërtimeve si dhe proceset urbanistike.
Kjo do të ndikojë në këtë zonë turistike. Grupi i punës e kryesuar nga ministrja bëri një dëgjesë publike me banorët, pronarët e bujtinave dhe operatorë turistikë dhe kjo i shërben më shumë turizmit dhe promovimit të vlerave si dhe shqetësimeve të drejtpërdrejta për të marrë zgjidhje në kohë dhe në rrugë institucionale.