MENU
klinika

"Stars BJJ"

Njësoj si Khabib, braziliani sulmon tifozët

25.02.2019 - 15:47

Incidenti i ndodhur me Khabib Nurmagomedov pas fitores me Conon McGregor, kur kampioni rus i UFC-së sulmoi tifozët jashtë kafazit, është përsritur nga një sportist brazilian.

Në Sao Paulo të Brazilit, kur po ndesheshin kampionët botërorë dhe legjendat e BJJ Stars, Erberth Santos i la të shokuar të gjithë. Ky është një kampion i shumëfishtë në garën “IBJJF”, duke përfshirë edhe Kampionatin Botëror 2017.

Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, Santos pësoi një lëndim në gju. Kur mjeku hyri në ring për ta kontrolluar e mjekuar, Santos duket se dëgjoi një ofendim nga dikush në sallë, u ngrit në këmbë dhe nxitoi mes tifozëve e nisi grindjen.

Dy sekonda më vonë, Santos vrapoi nëpër sallë, duke sulmuar më shumë njerëz në anën e ringut. Në fund, Eberth Santos e humbi ndeshjen kundër Felipe Pena dhe pagoi frustrimin e tij, duke sulmuar disa tifozë, të cilët dyshohet se e provokuan atë gjatë dyluftimit.