MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 20

Partizani ia del në Kamzë, surprizon Luftëtari

03.02.2019 - 16:06

Një gol i shënuar dhe Partizani ka marrë një fitore shumë të vështirë përballë Kamzës. Të besuarit e Gegës fituan 1-0 në transfertë, duke mbajtur kreun e renditjes, +5 pikë ndaj Kukësit.

Pjesa e parë ishte pa gola dhe pa shumë raste, përveç një pretendimi për penallti i Asanit. Pjesa e dytë ishte shumë ndryshe, pasi nisi e vrullshme dhe me gol. Ishte pikërisht Asani që në minutën e 56’ ndëshkon portierin Selaci.

Një top i mbetur në zonë shfrytëzohet mirë nga sulmuesi i “Demave”, që godet me të majtën dhe shënon. Ky ishte goli i pestë në kampionat për Asanin.

KAMZA – PARTIZANI    0-1

Asani 56′                

Kamza: Selaci, Shala, Bitri, Orelesi, Bonani, Mumajesi, Arrabal, Peçi (Bahilika 70′), Zisi (Rezi 65′), Mehmeti, Krasniqi (Martinena 73′). Trajner: Ernest Gjoka.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Idrizaj, Atanda, Telushi (Kardozo 60′), Mala, Bardhi (Çinari 75′), Asani, Hebaj (Mensah 46′). Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Enea Jorgji

Kartonë të verdhë: Arrabal 52′, Peçi 55′ / Rexhepi 28’, Telushi 51′

Surpriza vjen nga Luftëtari, që jo vetëm që nuk u mposht, por edhe fitoi në Laç sot. Dy gola të realizuar dhe tri pikë të arta për mbijetesën e gjirokastritëve.

Debutim perfekt për Dimitris Koconis, qendërmbrojtësin grek. Që në minutën e dytë ai hapi rrugën e fitores së Luftëtarit, madje duke shënuar një gol që do ta kishin zili edhe sulmuesit më të mirë. Laçi ishte i paqartë, ndalej në çdo aksion nga miqtë dhe nuk rrezikoi për asnjë moment.

Një ndeshje shumë e dobët e kurbinasve të Prengës, që mund të kishin pësuar edhe më shumë gola. Fili dhe Demo ishin ata që kishin mundësitë më të mira për të realizuar.

Çelaj në fund mund shënonte edhe golin e tretë në shtesë, por jo. Selmani e ndali atë, por humbja ishte arkivuar.

LAÇI – LUFTËTARI  0-2

Koconis 2′, Aleksi 41′

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Mersinaj, Sefgjinaj, Eller, Jonuzi (Mane 74′), Çokaj, Shtubina, Xhixha (Deliu 80′), Bushi (Najdenov 54′). Trajner: Besnik Prenga.

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka, Demo (Hanti 81′), Dunga (Oshafi 86′), Fili. Trajner: Julian Ahmataj.

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Hermal Llapra

Kartonë të verdhë: Eller 63′, Xhixha 77′ / Koconis 53′, Xhekson 63′, Dunga 68′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 20

Tirana ndalet pas tri fitoreve radhazi

Kategoria Superiore, Java 20

Kastrioti mposht Skënderbeun dhe shpreson