MENU
klinika

Serie A, java 24

Përmbyset Lazio, humb terren ndaj Milanit

17.02.2019 - 16:55

Pas dy fitoreve radhazi, Lazio u është rikthyer humbjeve, kësaj radhe në transfertë 2-1 ndaj Genoas. Kjo u kushton jo pak bardhekaltërve, që humbin terren ndaj Milanit të vendit të katërt, vendi i fundit për Champions.

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me raste për të dyja skuadrat, por do të bëhej më interesante në minutën e 44-t, kur Badelj kalon në avantazh miqtë dhe Lazio e mbyll pjesën e parë 0-1.

Pjesa e dytë ka edhe më shumë ritëm, Genoa që kërkon të barazojë, ndërsa Lazio për të “vrarë” ndeshjen me ndonjë gol në kundërsulm.

Por ndodh e para, vendasit arrijnë të barazojnë në minutën e 75-të me anë të Sanabria. Genoa nuk u ndal dhe arrin të gjejë golin e fitores në minutën e 4 shtesë me anë të Criscito.

Lazio mbetet në vend të shtatë, por tashmë është 4 pikë larg Milanit. Javën që vjen luhet derbi Lazio-Roma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN