MENU
klinika

Serie A, Java 25

Përsëri Piatek, Milan likuidon edhe Empolin

22.02.2019 - 22:24

Milan ka bërë “detyrën e shtëpisë” ndaj Empolit, duke fituar 3-0 dhe duke marshuar në rrugën për të zënë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë ka qenë e luftuar, madje vendësit kanë shënuar, por goli është anuluar nga VAR. 45 minutëshi i parë është mbyllur në barazim pa gola.

Milan e nis me vrull pjesën e dytë. Pas një rasti ideal të miqve, vjen ndëshkimi. Dhe përsëri është Piatek ai që cliron kuqezinjtë, teksa shënon golin e parë në minutën e 49-të.

Pa kaluar as dy minuta, Milan shënon edhe golin e dytë me Kessie, ndërsa Empoli duket se dorëzohet dhe është i pafuqishëm për të reaguar.

Për të mbyllur përfundimisht ndeshjen mendon Castillejo, teksa në minutën e 67-të shënon golin e tretë dhe të sigurisë thuajse absolute për Milanin.

Tashmë Milan do të bëjë tifo për Lazion në derbin e Romës, ose të paktën ndeshja të përfundojë në barazim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN