MENU
klinika

"Unë besoj në Zot"

Portieri bën tatuazh Maradonën në këmbë

05.02.2019 - 13:47

Maradona është bërë idhull jo vetëm i tifozëve të Dorados në Meksikë, që po e drejton për të dytin vit, por edhe të lojtarëve që stërvit.

Legjenda argjentinase është si një perëndi edhe për portierët madje. Njëri ka vendosur të bëjë tatuazh në trupin e tij fytyrën e Diegos, të shoqëruar me shprehjen “Unë besoj në Zot”.

Fjala është për portierin e Dorados, Gaspar Servio, argjentinas si ai, por me një të kaluar futbolli shumë ndryshe nga Maradona.

Nëse ky i fundit luajti me Boca Juniors dhe u bë simbol i këtij klubi, Servio i ndërmori hapat e tij të parë si futbollist te rivali i madh, River Plate.

Portieri në fjalë luajti për një sezon (2012-2013) te River Plate, skuadër me të cilën u bë kampion i “Copa Libertadores” për U-20. Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar atë që të jetë një adhurues i Maradonës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”