MENU
klinika

trashëgimi kulturore

Projekte 3D për zhvillimin e kulturës në Përmet

08.02.2019 - 10:36

Instituti i Monumenteve të Kulturës në Shqipëri dhe ministria e Kutlurës nuk ka të ndalur nw zbatimet e projekteve të saj.

Ajo vazhdon projektet e saj madhore për restaurimin dhe rimëkëmbjen e vlera te patjetërsueshme dhe burim i pafund i kulturës shqiptare si pjesë e pandarë dhe e çmuar e trashëgimisë kulturore kombëtare.

Në kuadër të Planit të Integruar të Veprimit 2019-2020 për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, Ministria e Kulturës, së bashku me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Universitetin e Firences, planifikojnë të realizojnë skanimin në 3D të projektit të restaurimit dhe aktivitetet e trajnimit, për të mbështetur 3 fshatra historikë shqiptarë, në zonën e Përmetit.

Përmeti është një zonë e pasur për vlerat e saj kulturore, në këtë rreth bihen në sy monumente të shumta të trashëgimisë kulturore.

Gjatë viteve të fundit ka pasur një shtysë të madhe të restaurimit të hapësirave urbane por edhe të shumë objekteve të ndryshme, gjë që i kanë dhënë shtysë dhe për turizmin e kësaj zone.

Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Universiteti i Firences realizuan një vizitë në terren në fshatrat Bënjë, Leusë dhe Kosinë. Kjo është një nismë pozitive plus për turizmin e zonës.

Leusa është një fshat me resurse të mëdha të objekteve arkitektonike sidomos kisha Shën Mërisë në qendër të fshatit që daton që nga koha e Justinianit dhe është ngritur në shek e XVIII.

Në këtë fshat e kanë origjinën një sërë figurash të ndryshme kombëtare si Nonda Bulka apo Odhise Paskalit.

Fshati i Bënjës paraqet një interes të madh për kishën e Shën Mërisë dhe potencialin që ajo ka për lumin e Langaricës dhe banjat termale të Bënjës, një vend turistik që po njeh një bum të paparë në vizita.

Kisha është ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891 është objekt me vlera të veçanta, shpallur monument kulture në vitin 1970. Por ajo pati mbylljen nga regjimi komunist dhe u hap pas shembjes së tij.

Por nuk lënë pas edhe vizitat në fshatin e Bënjës e sidomos kishën e Bënjës. Fshati i Kosinës ka një kishe të mrekullueshme, kisha e Shën Mërisë dhe është e vendosur dhe e dukshme nga rruga nacionale në fillim të fshatit.

Ajo u përfol shpesh për eshtrat e varreve luftëtarëve grekë tw ngelur në Luftën e Dytë Botërore dhe konfliktet me banorët. Sipas studiuesve ajo është ndërtuar në vitin 1460 dhe është një nga monumentet e kulturës më të rëndësishëm në Jug të Shqipërisë.

Si strukturë mendohet që dhe kjo kishë të ketë prejardhjen që në kohën e Justinianit në shekullin e VI.

Këto tre fshatra shfaqin interes si zona që kanë një fluks të lartë të turizmit kulturor, dhe potencialeve të mëdha turistike që mbartin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ndër objektet më të bukura në Shkodër

Abacia e Shirgjit drejt restaurimit


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët