MENU
klinika

Arsyet

Pse Kina nuk mund ta dominojë Azinë?

04.02.2019 - 14:35

Tani është e qartë se Kina aspiron të zërë vendin e Shteteve të Bashkuara si superfuqia e vetme botërore deri më 2049, 100 vjetori i themelimit të saj modern.

Në mes të një lufte tregtare dhe përshkallëzimeve ushtarake, shpesh situata përshkruhet si “Lufta e Ftohtë 2”. Por çfarëdo që të ndodhë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, rezultati nuk do të jetë një botë unipolare, as nën tutelën amerikane apo kineze.

Shumica e vendeve nuk duan kthim në hegjemoninë amerikane. E njëjta vlen edhe për Kinën. Në të vërtetë, nuk ka të ngjarë as që Kina të dominojë në rajonin e vet të Azisë.

Shumë analistë E shohin gjeopolitikën si një garë midis dy shteteve më të fuqishme në sistem në çdo kohë të caktuarPor sistemi global në tërësi nuk ka ngjashmëri me modelin mbi të cilin bazohet kjo teori e tranzicionit në pushtet.

Për të kuptuar Azinë, duhet të shohësh gjeografinë dhe historinë e Azisë. Me gjeografinë e larmishme dhe me kultura kaq të dallueshme, Azia ka mbetur shumëpolare për pothuajse të gjithë historinë.

Kuptimi i modeleve të shekujve të kaluar na ndihmon të parashikojmë evolucionin e Iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Kinës, të cilin vetë Presidenti Xi Jinping e shpalli si “projekti i shekullit”. Jo pak vende e shohin si një komplot të egër që synon hegjemoninë neokoloniale nëpërmjet kurtheve të borxheve rake dhe kontrollin mbi ekonomitë e huaja

Kina ndan kufijtë me 14 vende, një kujtesë kjo se gjatë gjithë historisë, ajo ka qenë shumë më tepër e pushtuar se sa ishte pushtuesi.

Bota e sotme mbizotërohet nga sovraniteti, demokracia dhe transparenca, instrumente dhe forca që e kufizojnë ndjeshëm aftësinë e Kinës.

Për më tepër, bota e sotme nuk është as unipolare, as bipolare, por një treg gjeopolitik i kompetencave që konkurrojnë për të ofruar shërbime për aleatët dhe partnerët e mundshëm. Prandaj, Kina nuk është alternativa e vetme – sidomos pas fazës së parë të investimeve në Brez dhe Rrugë.

Sa më shumë që kjo rritje i ndihmon vendet më të vogla të arrijnë vlerësime sovrane të kreditit dhe dukshmërinë midis investitorëve, aq më shumë ata mund të lëshojnë obligacione të blera nga një koleksion ndërkombëtar i kreditorëve publikë dhe privatë dhe të tërheqin investime të huaja direkte nga jashtë Kinës, duke zbehur përfundimisht ndikimin ekonomik të Kinës.

Sa më shumë që Iniciativa e Brezit dhe Rrugës vazhdon me projektet e saj, aq më shumë lidh jo vetëm vendet aziatike në Kinë, por edhe të gjithë aziatikët me njëri-tjetrin.

Azia ka rreth 5 miliardë njerëz, rreth 3.5 miliardë prej të cilëve nuk janë kinezë. Aziatikët përpiqen të jetojnë në një rend botëror aziatik, jo kinez….

Ky opinion është shkëputur nga libri i ardhshëm i Parag Khanna, “E ardhmja është e Azisë: Tregtia, Konflikti dhe Kultura në shekullin e 21-të”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”