MENU

Nga New York Times

Pse Trump dhe Kim Jong-un zgjodhën Vietnamin?

10.02.2019 - 15:29

Presidenti Trump dhe Kim Jong-un, kreu i Koresë së Veriut, do të takohen më vonë këtë muaj në Vietnam për dialogun e tyre të dytë ballë për ballë.

Asnjëri nga udhëheqësit nuk i ka bërë ndonjëherë armiqtë miq, dhe secili ka tallur publikisht tjetrin. Por në tetë muajt që nga takimi i tyre i parë në Singapor ka pasur ndryshime të dukshme në Gadishullin Korean, duke përfshirë riatdhesimin e mbetjeve të ushtarëve amerikanë, një ndërprerje të testeve të raketave dhe testeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Trump dhe Kim u pajtuan në takimin e tyre të mëparshëm për denuklearizimin e e plotë të gadishullit. Por që atëherë, të dy palët nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord, duke çuar në një ngërç në bisedime.

Ja se çfarë duhet të presim nga takimi i ardhshëm.

Kush po bën negociatat?

Diplomatë dhe zyrtarë të Koresë së Veriut që do të marrin pjesë në takim janë disa nga negociatorët më me përvojë të vendit. Midis atyre që priten janë Ri Yong-ho, që tani është ministri i jashtëm i vendit; dhe Kim Yong-chol, një nga këshilltarët më të afërt të Kim Jong-un.

Ata që pritet të bashkohen me presidentin janë Mike Pompeo, sekretari i shtetit; John R. Bolton, këshilltar i sigurimit kombëtar; dhe Stephen Biegun, një ish-drejtues i Ford Motor, i cili u emërua kohët e fundit për të mbikqyrur bisedimet me koreanoveriorët e veriut.

Të gjithë sytë, megjithatë, do të jenë tek Trump dhe Kim. Kim dëshiron që njerëzit e tij ta shohin atë të merret seriozisht dhe si të barabartë me udhëheqësin e vendit më të fuqishëm në botë. Trump dëshiron të mbyllë një marrëveshje historike që ka penguar paraardhësit e tij.

Ç’do të diskutohet?

Në bisedimet e Singaporit qershorin e kaluar, Kim dhe Trump ranë dakord për një plan katër pikash. Pikat përfshinin krijimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre; ndërtimin e një regjimi të qëndrueshëm të paqes; denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean; dhe riatdhesimin e mbetjeve të amerikanëve të vrarë gjatë Luftës së Koresë.

Ku do të zhvillohen bisedimet?

Trump njoftoi të premten se bisedimet do të mbahen në Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit.

Pse Vietnami?

Vietnami është një zgjedhje e fuqishme simbolike. Ashtu si Koreja e Veriut, Vietnami dhe Shtetet e Bashkuara kishin marrëdhënie të tensionuarapër dekada pas një lufte vdekjeprurëse. Kohët e fundit, vendet kanë normalizuar marrëdhëniet. Vietnami, si Koreja e Veriut, është një vend komunist. Përmes reformave kapitaliste, ajo ka dalë nga izolimi ndërkombëtar për t’u bërë një nga ekonomitë në rritje më të shpejtë në botë.

Danang, një qytet port ishte një vend i mundshëm për bisedimet. Por koreanoveriorët u raportua se preferonin Hanoin.

Kur do të ndodhin bisedimet?

Bisedimet do të mbahen më 27 dhe 28 shkurt, tha presidenti. Trump ishte për here të fundit në Vietnam në nëntor 2017 për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

“Shumë punë mbetet për t’u bërë, por marrëdhënia ime me Kim Jong-un është e mirë,” tha z. Trump në fjalimin e tij. “Kryetari Kim dhe unë do të takohen përsëri në 27 dhe 28 shkurt në Vietnam.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e presidentit amerikan

Më në fund një takim i dytë Trump-Kim