MENU
klinika

A do ta mbështesë Trump?

Qeveria amerikane nuk do të mbyllet, arrihet marrëveshja

12.02.2019 - 09:02

Demokratët dhe republikanët kanë arritur në parim një marrëveshje mbi sigurinë e kufirit për të financuar qeverinë amerikane dhe për të shmangur një tjetër mbyllje të pjesshme.

Marrëveshja thuhet se u arrit në një takim me dyer të mbyllura në Uashington të hënën mbrëma pas disa orësh bisedimesh, sipas ligjbërësve. Ai përfshin $ 1.375 miliardë për fonde për 88 milje barriera fizike.

Senatori republikan Richard Shelby tha se të gjitha çështjet e pazgjidhura ishin zgjidhur. “Ne arritëm një marrëveshje mbi të gjitha,” tha ai.

Marrëveshja ende duhet të miratohet nga Kongresi dhe të nënshkruhet nga presidenti. Megjithatë Trump nuk tha nëse ai do ta mbështeste atë. “Ne do ta ndërtojmë murin gjithsesi.”

Trump ishte në qytetin kufitar El Paso, në Teksas, por tha se nuk kishte kohë për të studiuar marrëveshjen, por theksoi se ai kurrë nuk do të nënshkruajë një projekt-ligj që detyron lirimin masiv të kriminelëve të dhunshëm.

Demokratët, të cilët tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë refuzuar të miratojnë 5.7 miliardë dollarë për murin kufitar të Trump, një nga premtimet e tij kryesore të fushatës. Një projekt-ligj duhet të miratohet nga e premtja kur financimi mbaron për disa agjensi federale.

Mbyllja e mëparshme,historia më e gjatë në SHBA, zgjati 35 ditë dhe i kushtoi ekonomisë së vendit rreth 11 miliardë dollarë.

kolana e librave

Pse ekziston rreziku i mbylljes tjetër?

Më 25 janar, Presidenti Trump ranë dakord për një marrëveshje shpenzimi tre javor për t’i dhënë fund mbylljes dhe për të lejuar Kongresin të arrijë marrëveshje. Megjithatë ai më vonë tha se bisedimet ishin një “humbje kohe”.

Presidenti ka përsëritur thirrjet për ta bërë Meksikën të paguajë për një mur betoni përgjatë kufirit. Por gjatë fjalimit të tij rreth Gjendjes së Vendit të martën, ai këmbënguli pë një “pengesë çeliku të zgjuar, strategjike”.

Ai më parë ka kërcënuar të deklarojë një emergjencë kombëtare dhe të financojë murin pa Kongresin. Por kjo ide nuk pëlqehet edhe nga disa republikanë të tjerë, dhe demokratët kanë të ngjarë të sfidojnë atë në gjykata.

Çfarë do të ndodhte me një mbyllje?

Agjencitë federale përfshirë Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Shtetit, Bujqësisë dhe Tregtisë mund të humbasin aksesin ndaj parave dhe të fillojnë të mbyllen përsëri, duke bërë që rreth 800,000 punonjës federalë të punojnë pa pagesë.

Gjatë një mbylljeje, shërbimet e domosdoshme, duke përfshirë mbrojtjen e kufirit, kujdesin spitalor, kontrollin e trafikut ajror, zbatimin e ligjit dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrike, vazhdojnë të funksionojnë, duke kërkuar që punonjësit të paraqiten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një marrëveshje i dha fund mbylljes

“Makthi” i SHBA-së mbaroi/ Rihapet qeveria amerikane