MENU
klinika

U dhunuan lojtarët korçarë

Reagon Kastrioti: Sajesë, po na prishin imazhin!

02.02.2019 - 14:20

Para ndeshjes Kastrioti-Skënderbeu në Fushë-Krujë janë dhunuar futbollistët e Skënderbeut, por pas një mbledhje urgjente, është vendosur që ndeshja të vijojë normalisht.

Klubi krutan, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar, duke u distancuar nga ky incident i ndodhur te stadiumi.

Ata e konsiderojnë këtë akt si një indicie për të prishur imazhin e klubit krutan, ndërkohë që kërkojnë nga autoritetet zbardhje të ngjarjes.

REAGIM            

“KS Kastrioti pasi u njoh me pretendimin e kundërshtarëve mbi “incidentin” e ndodhur jashtë stadiumit që siç pretendohet nga klubi korçar mes një tifozi dhe lojtarëve të Skënderbeut.

Distancohet nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate.

Klubi kërkon të sqarojë opinionin e gjerë sportiv se në ambientet e brendshme apo rreth stadiumit nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo është një indicie e sajuar për të prishur imazhin e klubit tonë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN