MENU
klinika

La Liga, Java 22

Real Madrid kryen formalitetin me Alaves

03.02.2019 - 22:52

Real Madrid ka mposhtur në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Alaves me rezultaitn 3-0, duke regjistruar kështu fitoren e katërt radhazi në La Liga.

Golat e realizuar nga dy futbollistët më në formë te Los Blancos në këtë periudhë, Benzema dhe Vinicius Junior, teksa në minutat shtesë ka realizuar edhe Mariano, kanë qenë mëse të mjaftueshëm që madrilenët të vijojnë rekordin e tyre pozitiv.

Me triumfin e regjistruar këtë të diel në shtëpi dhe atë në çerekfinalen e Kupës ndaj Girona me rezultatin 1-3, skuadra e Solarit regjistron në total 5 fitore radhazi, një fakt që nuk ka ndodhur shpesh herë për skuadrën Los Blancos këtë sezon.

Karim Benzema është shndërruar tashmë në një bomber të pandalshëm për Real Madrid. Sulmuesi francez, aktualisht golashënuesi më i mirë për Los Blancos ka realizuar golin e parë.

Pas kësaj fitore ndaj Alaves, Real Madrid shkon në kuotën e 42 pikëve, duke minimizuar në vetë 2 pikë distancën nga vendi i dytë ku ndodhet Ateltico Madrid, ndërkohë që diferenca nga kreu ku renditet Barcelona, është plot 8 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN