MENU
klinika

La Liga, java 24

Real Madrid turpërohet në shtëpi nga Girona

17.02.2019 - 14:01

Kur e mendua se po shkonte mirë për Real Madrid, ka ardhur humbja turpëruese brenda në “Santiago Bernabeu”, ku Girona nga përmbysur shifrat dhe ka fituar 2-1.

Një humbje që I kushton shumë Real Madrid, që humb menjëherë vendin e dytë këtë fundjavë, për më tepër, rritet distanca pikëve ndaj Barcelonës kryesuese.

Në pjesën e parë ishte Real Madrid që zhvilloi lojë më të mirë dhe arriti të dominojë ndaj skuadrës mike, dhe në minutën e 25’-të ishte Casemiro që shënoi me kokë pas një harkimi nga Ton i Kroos.

Në të dytën ishte Girona që e nisi më mirë ndeshjen duke krijuar rrezik konstant në portën e Courtois, ndërsa Benzema nuk arriti të shfrytëzojë rastet që iu dhanë në kundërsulm.

Kthesa e madhe erdhi në minutën e 65’-të ku Sergio Ramos ndalon me dorë një top që po shkonte drejt portës dhe arbitri akordon penallti. Stuani nuk fal dhe barazon shifrat në 1-1.

Ka zgjatur 10 minuta barazimi, pasi skuadra mike shënoi edhe golin e dytë, atë të përmbysjes, me anë të Portu, i cili goditi saktë me kokë një top të lënë para porte nga Courtois. Në minutën e parë shtesë të ndeshjes Sergio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN