MENU
klinika

Gabriel Batistuta

“Refuzova Realin e Milanin për qetësinë”

26.02.2019 - 12:48

Edhe pse nuk ka luajtur për Real Madrid, Milan apo Manchester United, por pjesën më të madhe të karrierës te Fiorentina, Gabriel Batistuta u bë një legjendë e futbollit.

Ai ishte një nga sulmuesit më profilik të botës së futbollit, një vrasës i vërtetë në zone, ndërsa për shkak të numrit të madh të golave fitoi edhe epitetin “Battigol”.

Në një intervistë për “American Bussines Forum”, Batistuta shprehet se gjatë kulmit të karrierës së tij kishte kërkesa nga Real Madrid dhe Milan, por i refuzoi sepse do të ishte mërzitur.

“Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të jem lideri i skuadrës, sepse kur je lideri ke përgjegjësinë kryesore në të gjitha triumfet apo dështimet.

Gjatë kohës kur luaja për Fiorentinën, më kërkuan Real Madrid, Manchester United dhe Milan, por gjithmonë kam zgjedhur qetësinë e Firenzes.

Nëse do të shkoja te Real, do të kisha shënuar 200 gola, por më pas do të isha mërzitur. E njëjta situatë do të ishte edhe nëse do të isha transferuar te Milan.

Për këtë arsye ndjehem fitimtar edhe pse nuk kam fituar asgjë. Jam fitimtar sepse i refuzova të gjithë dhe Fiorentina ka luftuar kundër më të fortëve”, – theksoi sulmuesi argjentinas.

Pas aventurës në Firenze, Batistuta kaloi te skuadra e Romës me të cilën arriti të shpallej kampionë i Italisë në sezonin 2000-2001. Më pas shkoi tek Inter, por problemet fizike e detyruan të luajë në Katar, ku mbylli karrierën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN