Menu

Fotografia Artistike

Rei Bengu, artisti i ri që do t’u zgjojë njerëzve artin

12.02.2019 - 15:12

Magjia e perceptimit mund të ndodhet kudo në forma artistike dhe një nga këto është magjia e padiskutueshme e fotografisë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Fotografia, si ngrirje dhe konservim i realitetit mund të tregojë, asnjë fjalë për ndokënd, 1 mijë fjalë, por gjithashtu mund të tregojë dhe 1 miliardë fjalë të frymëzuara nga një klik, nga një perceptim i mendjes që me anë të syrit kap detajin, kam atë të qintën e mikronit ku lëviz e jashtzakonshmja dhe mesazhi i së gjithës.

Ajo me plot gojën është art dhe krejt i veçantë, më shumë se syri që e kap dhe do ta përcjellë imazhin dhe mesazhin nëpërmjet përmbajtjes ajo shdërron në kuptim imazhin dhe mesazhin tek dhënësi.

Ajo pra është formë komunitative pasi ka të bëjë me dhënësin dhe marrësin nëpërmjet përmbajtjes dhe të dy këta e gjejnë gjuhën e vet të kuptimit nëpërmjet dekodimit të simboleve që shprehen në të.

Pasioni i tij në këtë fushë i ka lindur kur ka qenë 5 vjeç, atëherë kur ndjenjat lidhen me njëra-tjetrën dhe vetë ndjenjat i japin kuptim edhe vetë arsyes. Është koha kur lind arsyeja dhe arsyeja e tij e drejtonte institkivisht drejt artit.

Është art krejt i veçantë i deshifrimit të të vërtetave njerëzore nëpërmjet objektivizmit dhe subjektivizmit të personit që e mbart këtë art. Ku art mund të shfaqet fare mirë tek një 18 vjeçar, një djalë i ri që e ka pasion dhe traditë artin. Pasioni i artit të fotografisë i vjen nga dëshira për të përcjellë shumëllojshmërinë e të bukurës dhe të kuptimit, kurse tradita vjen nga familja e tij.

Rei Bengu ka hapur ekspozitën e tij personale të ëndrrave prej të riu plot pasion. Atij i pëlqen të paraqesë si dëshmi të fotografuar pjesë nga jeta e përditshme, pjesë nga ato momente që ne në syrin e përditshëm na duken si të zakonshme, por që në vetvete mund të përcjellin plot mesazhe dhe bukuri.

Jo rrallë herë ne e vrasim përditshmërinë me rutinën tonë dhe nuk jemi në gjendje të perceptojmë ato momentet magjike sa dhe elementët e objekteve që brenda tyre shfaqin magjinë e tyre. Ai ka eksploruar me anë të smartphon-ëve momente që përcjellin mesazhe.

Kjo ekspozitë personale e Reit vjen në këndvështrimin e kësaj të përditshmeje. Veprat e kësaj ekspozite janë objekte të ndryshme, pjesë e qytetit të Tiranës.

Idetë dhe prespektivat e këtyre veprave të përditshme i kap arti i fotografisë në një formë më ndryshe.

Pikërisht këtë do të tregojë Rei, t’ua tregojë të gjithëve këtë kuptim të fotografisë, t’i zgjojë ta shohin botën më ndryshe, me gjithë nuancat e saj, me gjithë larmitë që ajo shpreh dhe me magjinë e së bukurës, me gjithë artin që bluan brenda një 18 vjeçar, me gjithë magjinë që jep ai elementi fillestar. 

Me gjithë magjinë që jep hijedrita në kuptim, nuanca e ngjyrave që fsheh një domethënie, një shenjë që jep një mesazh, me gjithë veprën që do të komunikojë. Ajo shkëndija që e indetifikon Rein si artist dhe i jep një perspektivë në të ardhmen për ta plotësuar me ekspozitën e dytë në të ardhmen.

Ideja për fotografimin e objekteve shumë interesante kanë lindur me arsye kurioze dhe me një telefon që kushdo mund ta bëjë, por do magjinë e të qenët në shpirt artist. Ai di të luajë me shenjën si arbirtraritet dhe me simbolin që përcjell mesazh.

Njeriu i thjeshtë i shikon këto objekte të fotografuara si arbritaritet që nuk u thonë asgjë. Një kukull dhe një element hidraulik, një objekt, një rrethanë, si me thënë në popull xhingla-mingla pa ndonjë gjë të madhe brenda. Këto nuk përbëjnë ndonjë ndodhi të madhe në jetën e përditshme, por ama perspektiva e artistit e konfiguron atë në kuptimin e fshehtë të tij, në atë domethënien jetësore që mbart në vetvete konotacionin, artin. Këtë thotë dhe Rei në ekspozitë, këtë gjurmoi herë pas here derisa erdhi i plotë në perspektivën e vet artistike.

Këtë dashuron ai në artin e vet, ai do të përcjellë artin e tij, fotografinë. Kjo fotografi mund të shprehë 1 mijë fjalë, por për Rein ajo mund të shprehë 1 miliard fjalë.

Shpresa e tij si artist është që të zgjojë atë perceptim të njërëzve që fle brenda tyre, artin, ai do t’ua rizgjojë këtë veti që njeriu e ka dhe e mundon ta tregojë.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për dy javë në ambientet e Tirana Express.

Nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN