Prej 3 ditësh është gjetur avioni në fund të detit në kanalin mes Francës dhe Anglisë, ku në bord ishin futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, madje mësohet se edhe një trup gjendet brenda.
I intervistuar nga L’Equipe, Xavier Tytelman, një ekspert i aeronautikës i trajnuar për kërkim-shpëtim në det, thotë: “Nuk kishin shans të iknin, sepse avioni u përplas me sipërfaqen e detit me 150 km/h.
Përplasja ka qenë dhunshme sepse ne gjetëm jastëkë që lundronim shumë larg nga rrënojat e avionit. Dhe kur gjejmë elemente të brendshëm, është provë se përplasja ishte e fortë”.
Më 28 janar, dy ulëse të avionit u gjetën nga një këmbësor në një plazh në brigjet e një ishulli. Nëse piloti i Piper PA-46 Malibu arriti të ulë avionin në ujë me urgjencë atë natë, Xavier Tytelman beson se shanset për mbijetesë të Emiliano Sala dhe David Ibbotson ishte zero për shkak të temperaturës aktuale në ujërat e Kanalit:
“Për mua, deri në momentin e fillimit të hulumtimit nuk kishte asnjë shans për të gjetur të gjallë pilotin dhe pasagjerin e tij”. Ky lloj aeroplani mbytet në vetëm një minutë.
Pas zbulimit të rrënojave të avionit, Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) shkoi në vend dhe zbuloi trupin e njërit prej dy personave në bord të avionit, në kabinën e avionit, pa qenë në gjendje të identifikonte deri tani.