MENU
klinika

Video virale

Salah godet dy herë radhazi në shenjë

11.02.2019 - 12:18

Mohamed Salah ka treguar aftësitë e tij edhe jashtë fushës së gjelbër, teksa në një reklamë, pak ditë para startit të Champions League, ai ka qëlluar dy herë radhazi në shenjë.

Sulmuesi i Liverpool ka postuar një video në profilin e tij në “Twitter” ku shfaqet duke kaluar një top brenda një rrote të ngecur në gjysmëlartësi.

Pas kësaj, 26-vjecari egjiptian ka marrë një kanaçe Pepsi dhe e ka vendosur mbi rrotë para se ta hidhte me një goditje perfekte me të majtën magjike.

Kjo video është shoqëruar me mesazhin “Në prapaskenë…” dhe ka shumë mundësi  të jetë pjesë e një reklame të kompanisë së pijes së famshme, që është edhe sponsori i Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN