MENU
klinika

Marrëveshja për denuklearizimin nuk u arrit

Samiti i Trumpit dhe Kim Jong-un dështoi/ Asnjë marrëveshje

28.02.2019 - 10:46

Sipas Shtëpisë së Bardhë, samiti midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje.

Të dy udhëheqësit paten “takime shumë të mira dhe konstruktive” në samitin në Hanoi në Vietnam. Por nuk u arrit asnjë marrëveshje për çështjen e çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut.

Samiti i Vietnamit dështoi sepse Koreja e Veriut donte të hiqeshin të gjitha sanksionet, tha Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë një konference shtypi pas një samiti me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Unë mund të kisha nënshkruar sot një marrëveshje, por unë dua ta bëj mirë e jo ta bëj shpejt”, tha Trump.

Të dy liderët u larguan nga vendi i samitit të tyre, hoteli Metropole, rreth orës 7:25 të mëngjesit pa marrë pjesë në një drekë të planifikuar së bashku dhe u kthyen në hotelet e tyre. Nuk do të ketë një ceremoni të përbashkët të firmosjes dhe Trump tani është planifikuar të mbajë një konferencë shtypi, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

Më parë Kim dhe Trump dukeshin më të sigurt në përparimin në bisedimet e tyre. Kim tha se do të ishte i gatshëm për denuklearizmin, duke folur në ditën e dytë të samitit të tij me Presidentin e SHBA Donald Trump në Hanoi, Vietnam.

Kim, nga ana e tij, mbeti më e paqartë nëse ai do të ishte në gjendje të arrijë një marrëveshje me Trump.

“Është shumë herët për të folur, por nuk do të thosha se jam pesimist. Kam një ndjenjë se rezultatet do të jenë të mira”, tha ai, në atë që besohej të ishte e para përgjigje për një gazetar të huaj.

Gazetarët e pyetën Kim Jong-un nëse ai dhe Trump do të diskutonin mbi të drejtat e njeriut gjatë samitit të tyre. Trump ndërhyri, duke thënë se ata do të “diskutonin gjithçka”.

Kim tha gjithashtu se ishte i gatshëm të “mirëpriste” një zyrë amerikane në Phenian, duke sinjalizuar fillimin e marrëdhënieve të reja midis SHBA dhe Koresë së Veriut.