MENU
klinika

Dënimi

Shembulli, 2 mijë euro gjobë për simulim

19.02.2019 - 17:26

Sulmuesit në Serie A do të mendohen mirë para se të simulojnë tani e tutje, pasi për herë të parë është dënuar me gjobë një futbollist, pasi tentoi të merrte penallti.

Në ndeshjen e kësaj jave mes Genoa-s dhe Lazioss, sulmuesi maqedonas Goran Pandev, ka provuar të fitojë një 11-metërsh duke simuluar në zone, por pa ia arritur qëllimit.

Arbitri i takimit vendosi të mos merrte asnjë masë ndëshkuese ndaj futbollistit duke vazhduar normalisht lojën. Mirëpo ky aktrim i sulmuesit nuk i ka shpëtuar gjykatësit sportiv në Itali.

Pandev, në bazë të pamjeve filmike, është gjobitur me 2000 euro. Një vendim që me shumë mundësi do të krijojë  precedentë të tjerë pas tij, por do të ulë gjithashtu edhe numrin e simulimeve në zone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN