MENU
klinika

Kampionati maqedonas

Shkëndija mposht Vardarin dhe shkëputet

17.02.2019 - 17:41

Shkëndija e Tetovës e ka rinisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin maqedonas, duke fituar 1-0 ndaj Vardarit, që është edhe rivali kryesor dhe duke cuar në 8 pikë diferencën.

Shkëndija, kaloi në avantazh në minutën e 23-të të pjesës së parë falë golit të Omar Imerit, goli i të cilit rezultoi vendimtar për skuadrën tetovare në fund të 90-të minutave.

Aktualisht, pas kësaj fitoreje, Shkëndija, krijon një distancë sigurie nga ndjekësja më e afërt, pikërisht skuadrës së  Vardarit, teksa shkëputet me 8-të pikë në krye të klasifikimit duke qënë pretendentja kryesore për të triumfuar në fundin e kampionatit, çka do të ishte titulli i tretë në historinë e klubit tetovar.

Ndërkohë, në takimin tjetër, të kampionatit maqedonas, Shkupi ka barazuar në transfertë përballë skuadrës së Akademija Pandev, me rezultatin 2-2.  Pas këtij barazimi, ekipi i Shkupit renditet në mesin e tabelës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN