Pasi ka drejtuar një sërë skuadrash në Shqipëri, por edhe në Maqedoni (ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës), Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Dritës së Gjilanit.
59-vjeçari ka paraqitur dorëheqjen pas eliminimit të Dritës nga Kupa e Kosovës, në sfidën e djeshme ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, më drejtues Agima Canën, babain e Lorik Canës.
Ndërkohë, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi zbulon se ka pranuar dorëheqjen e trajnerit shqiptar, i cili e ka mbyllur këtu aventurën me skuadrën nga Kosova.
Palët janë takuar menjëherë pas ndeshjes, ndërkohë që me marrëveshje dy palëshe u vendos që bashkëpunimi të ndërpritet.
Duro iu bashkua kampionëve në fuqi në 17 shtator të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Bekim Isufin e dorëhequr.