MENU
klinika

Përgjigjet Ardi Veliu

Shqipëria fshiu regjistrimet e arratisjes së Gruevskit?

02.02.2019 - 20:40

Gjatë deklaratës për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u pyet nga gazetarët edhe për deklaratën e Prokurorit të Maqedonisë lidhur me çështjen Gruevski.

Veliu nuk pranoi të fliste duke thënë që objekti i komunikimit për shtyp nuk ishte kjo çështje.

“Megjithëse objekti i komunikimit për shtyp nuk ishte ky, ne nuk kemi dijeni në lidhje me këtë pyetje që ju po na bëni”, u shpreh Veliu.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Prokurori Publik në Maqedoni Jubomir Jovevski sqaroi se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht, por sistemi shqiptar i mbikqyrjes i ka hequr në mënyrë automatike regjistrimet e vjetra.

Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike”, ka deklaruar Jolevski.